Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së drejtorit të ndjerë, Bajram Isufi
Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së drejtorit të ndjerë, Bajram Isufi.
Mbledhja komemorative do të mbahet të shtunën, më 7 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Gjatë kësaj mbledhjeje do të kujtohen me respekt jeta, vepra dhe kontributi i drejtorit të ndjerë, Bajram Isufi.
Data: 07.11.2026
Ora: 11:00
Vendi: Teatri i Qytetit – Gjilan
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
