DYLON

Mbledhja e radhës e Kuvendit të enjten më 9 qershor

Avatar photo Redaksia

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, sot, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që mbledhja e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 9 qershor, duke filluar në orën 10:00.

Në këtë mbledhje, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohen një varg projektligjesh. Kështu, pritet të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961), Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10.

EkoHigjiena

Në shqyrtim të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen tri projektligje të tjera: Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligji për falimentimin dhe ai për investimet strategjike në Republikën e Kosovës. Mbledhja e Kuvendit do të vazhdojë me zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe me shqyrtimin e dy propozim-vendimeve: propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe propozim-vendimit të qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe dy raporte pune të vitit të kaluar: raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe atë të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim. Do të votohet, gjithashtu, edhe propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.