(2L ONLINE) – Një poemë e vërtet e tëra shkruar në gjuhën shqipe kaq pastër e kuptueshme për të gjithë ata që dinë e mendojnë shqip, a thua është shkruar në ditët e sotme!
Ky mbishkrim dydialektor shkruar horizontalisht dhe vertikalisht ka të njëjtin kuptim në të dy rastet dhe vërteton edhe njëherë se gjuha jonë gjuha shqipe është gjuhë mëmë bazë e gjithë gjuhëve të tjera evropiane ndoshta dhe më gjerë, ky mbishkrim është një fakt i pakontestueshëm e me vlera të rralla, mendoj se në asnjë gjuhë tjetër foshnja të gjuhës sonë hyjnore nuk mund të deshifrohet e jo më të lexohet kaq pastër e kuptimplote ashtu si në gjuhën tonë shqipe!
Në këtë mbishkrim kemi dy lloji gërma”F”) e para “Φ” e barasvlershme me tingullin e gërmës “TH” dhe “F”= F {(Φot = thot’ Efisto-> ifestio,Festo)( Morin aig = marin hakë )}
ENIGMA E STELËS SË LEMNOS, E FSHEUR NË GJUHËN SHQIPE
Meraku i madh i luftëtarit deri në kthimin e tij me fitore
…
Në vitin 1886, dy anëtarë të shkollës arkeologjike franceze të Athinës, në fshatin Kaminas të ishullit Lemnos, gjetën mbi gurin e një varri një mbishkrim ku diçka shkruhej në një gjuhë të panjohur. Mbi pllakën e gurit, (përveç mbishkrimit), ishte vizatuar dhe profili i kokës së një luftëtari me ushtë. Ai kishte një pamje gjithë shpresë dhe besim. Mbishkrimi i përkiste shek.VII p.e.s. Dy anëtarët e shkollës arkeologjike e botuan në buletinin e shkollës (G. Cousin dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull. d. corr. Hellën. 1886, 1), dhe që nga ajo ditë përpjekjet e studiuesve dhe dijetarëve nuk u ndalën për të gjetur se çfarë thuhet në atë mbishkrim.
Deri më sot askush nuk ka mundur t’ia dalë dot mbanë. Zbërthimi i fjalëve u provua përmes greqishtes së vjetër, latinishtes dhe gjuhëve të tjera të lashta, por edhe këto gjuhë nuk sollën ndonjë gjë të re. U provua edhe përmes gjuhës shqipe. Kjo gjuhë dha shenja drite dhe shprese. Përmes shqipes provuan studiuesit Zaharia Majani, Robert d’Angely, Nermin Vlora Falaschi si dhe studiues të tjerë vendas dhe të huaj. U arrit të thuhet diçka, por transkriptimi ende nuk është i plotë. Gjuha shqipe vijon të mbetet çelsi i këtij epitafi.
MBI PLLAKËN E VARRIT
Mbi pllakën e varrit, 2700 vjet më parë janë shkruar këto vargje fjalësh:
HODIES NA ΦOT SI ASI MARAS MAF
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT*
FAMAJA SI ANE SE RON AI
MORIN AIG
AHER TAFARSI
O SI F’AI
Edhe nga një lexim i thjeshtë vihet re se këto fjalë fshehin një maraz, (një merak), një shqetësim të luftëtarit që është vizatuar mbi pllakën e gurit të varrit e që ndryshe kjo pllakë quhet “Stela e Lemnos”. Maraz i luftëtarit është vërejtur dhe pranuar edhe nga studiues të tjerë. Çfarë e ka munduar vallë këtë luftëtar?
HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF
Kështu shkruhet në vargun e parë të kësaj poeme. Nuk ka dyshim që HODIES është emri i luftëtarit. HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF, që do të thotë: “Hodies na thotë se është në maraz (merak) të madh”.
Fjala “ΦOT” lexohet “thotë”.
Fjala “MAF” lexohet “math”-madh.
Lexohen kështu sepse shkronja “F” ka kuptim fonetik të dyfishtë; ajo artikulohet edhe si F, edhe si Th. Kjo gjë vërtetohet nga fakti që shkronjën “F” e gjejmë të shprehur me dy shenja të ndryshme; edhe me F dhe me Φ, të cilat shërbejnë për të bërë dallimin fonetik mes F-së dhe Th-së.
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
Ky është vargu i dytë i shkruar mbi gurin e varrit.
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT, përmes këtyre fjalëve, luftëtari Hodies pyet: “Si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata?”
Fjala “YFIS” lexohet “të fisit”
Fjala “AFIS” lexohet “jo të fisit
Fjala EFISTO lexohet “festë”, bëni festë. (Festë! është thirrja e luftëtarit Hodies)
Fjala “RON” lexohet “rrojnë”, (folja rron në vetën e parë njëjës dhe në vetën tretë shumës mbetet e njëjtë “rron”, gjë që vërehet edhe sot në veri të vendit)
Fjala “AIT” lexohet “ata”, (përemri vetor “ai” në shumës bëhet “ait”, që do të thotë ata).
Nga ky varg fjalësh, kuptohet se luftëtari ndodhet në luftë, diku larg familjes dhe fisit dhe është në merak si janë njerëzit e fisit e të vendlindjes së tij, sepse ai vetë dhe shokët e tij vazhdojnë të jenë gjallë. Duket qartë se shqetësimin e luftëtarit e sjell një lajmës.
FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG
Sigurisht, Hodies (nëpërmjet lajmësit) do të pyeste posaçërisht edhe për familjen. Dhe kur bëhet fjalë për familjen, ai këtë gjë e thotë në numrin njëjës, ndaj pyetja vjen në këtë formë: FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG, që do të thotë: “familja si janë, se rron ai, marrin hak
Fjala “FAMAJA” lexohet familja, (deri para një shekulli, në të gjitha gazetat shqip të vitit 1900 e këtej, fjalën “familje” e gjejmë të shkruar në trajtën “fëmia”
Fjala “AIG”, lexohet “hak”, (formën e fjalës “AIG” e gjejmë edhe sot te fjala “Shpag”, kërkojnë shpagim, marrin hak)
AHER TAFARSI O SI F’AI
HODIES ka vetëm një qëllim. Njerëzit e tij atje në vendlindje nuk duhet të humbasin shpresat. Ai dëshiron t’u thotë se do të kthehet me patjetër, ndaj duhet të festojnë. Te njerëzit e vet kërkon vetëm shpresë dhe gëzim. Dhe është kjo arsyeja që në këtë poemë të madhe shqip, fjala “gëzim” përsëritet dy herë:
Së pari e gjemë te vargu: SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT – (si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata); dhe së dyti, fjalën festë, e gjejmë sërish, por në një formë tjetër, fill pas vargut, ku thuhet , FAMAJA SI ANE SE RON AIMORIN AIG – (familja si janë se rron ai, marrin hak). Pra, menjëherë pas kësaj, përsëritet qëllimi i lajmit që vjen nga lajmësjellësi: AHER TAFARSI O SI F’AI, që do të thotë, “atëherë festë, ashtu siç tha ai”, sepse gëzimi nuk duhet vënë në dyshim, sepse e ka thënë ai, Hodies, dhe kur e thotë ai, gjithçka është e sigurtë.
Fjala “AHER” lexohet “atëherë”
Fjala “TAFARASI”, lexohet “të thërresë”- (“t’thërresë” fisi, familja)
Së fundi po sjellim edhe një herë poemën e madhe shqip:
HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF
(Hodies na thotë se asht në maras të math)
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
(Si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata)
FAMAJA SI ANE SE RON AI
MORIN AIG
(Familja si janë, se rron ai, marrin hak)
AHER TAFARSI
O SI F’AI
(Atëherë të thërrisni (gëzoi) ashtu siç na thotë ai)
/Aleksander Hasanas – (Mili Butka) – Korçë/