DYLON

Mbipesha shoqërohet me probleme kujtese

Avatar photo Redaksia

Të rinjtë obezë apo mbipeshë kanë më shumë probleme me kujtesën se sa bashkëmoshatarët e tyre në moshë normale, thotë një studim i ri.
Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit shkruajnë në revistën e psikologjisë The Quarterly Journal of Experimental Psychology, se nga studimi i tyre rezulton se me rritjen e indeksit të mbipeshës shtohen edhe problemet e kujtesës.

Studiuesit pohojnë se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, por megjithatë përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pasha trupore tek aktiviteti mendor si marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet.

EkoHigjiena

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 35% e amerikanëve janë obezë, ndërsa 2/3 e amerikanëve janë obezë ose mbipeshë. Pritet që këto shifra të rriten.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.