DYLON

Mbi një mijë çiklist i bashkangjiten aktivitetit “Gjilani bike”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Gjilanit, ashtu edhe siç është paralajmëruar, sot në orët e mëngjesit ka nisuar aktiviteti “Gjilani bike”, që për qëllim ka vetëdijësimin e pjesmarrësve në Komunikacion dhe perdorimin sa më të madh të biçikletave, eksplorimin e natyrës së Gjilanit dhe vizitën e monomenteve historike që e karakterizojnë komunën e Gjilanit.

Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të dominuar nga të rinjtë, të cilëve u printe nënkryetari i Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, por edhe nga nivelin më të lartë i udhëheqjes së organeve të sigurisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast nënkryetari Kadriu, para nisjes në emër të kryetarit Haziri, që është mbështetës i këtij aktiviteti, ka thënë se të rinjtë përherë nëpër botë gjatë historisë, janë ata të cilët kanë bërë ndryshime në shoqëri me ide kreative dhe të dobishme dhe këtë qëllim e ka edhe sot në Gjilan.

“Gjilani që nga shënimi simbolik i Ditës Botërore e Rinisë, ka shënuar aktivitete të ndryshme në kuadër të “Gjilani bike”, për të kulmuar sot me këtë aktivitet të çiklizmit, që është i organizuar për vetëdijesim dhe ndryshim të qarkulluesve në komunikacion, duke kaluar nga përdorimi i madh i veturave në përdorim të biçikletave, që bënë më të shkurtë dhe të shpejtë rrugën nëpër qytet duke u shmangur kolonave. Shpresojmë se kjo pjesëmarrje e madhe në këtë kampanjë të jetë një shembull i mirë edhe për të gjithë ata që sot nuk janë këtu, që të bëhet përdorimi i biçkletave. Kampanja të tilla vetëdijësuese dhe të dobishme për shoqërinë urojmë të ketë sa më shumë”, tha në fjalën e tij nënkryetari Kadriu.

Ndryshe, pas shënimit simbolik të Ditës Botërore të Rinisë më 12 gusht, aktivitetit për dhurimin vullnetarë të gjakut, në këtë aktivitet të sotëm që destinacion ka Kalanë e Pogragjës, do të bëhet një pushim atje rekreativ, do të ndahet një biçikletë si dhuratë dhe kështu vazhdohet më tutje në ditët në vijim me shpërndarje të mirënjohjeve./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.