DYLON

Mbi 5000 sms për parregullsi

Avatar photo Redaksia

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur e përmbylli fushatën ”Voto dhe Vëzhgo” me një numër të madh mesazhesh të dërguar nga votuesit Kosovar. Mbi 5000 qytetarë raportuan parregullsitë me sms që i kishin hasur gjatë votimit.

“Të ndara nëpër kategori sipas natyrës së parregullsive, çdo i katërti votues raportoi probleme me listën e votuesve, ku dominojnë ato që tregojnë për personat e vdekur që akoma figurojnë në lista. Çdo i shtati votues ka raportuar probleme me menaxhimin e keq të vendvotimit, nga problemet me spërkatje të gishtave deri te abuzimet e shumta të komisionereve.

EkoHigjiena

Por, në orët e mbrëmjes u raportuan edhe raste të ndaljes së rrymës elektrike. Dhe çdo i treti raportoi presione të natyrës së ndryshme në votuesit ose probleme në kabinën votuese siç është fotografimi i votës dhe asistimi ose më mirë të themi drejtimi i votës nga kryefamiljari. Edhe pse nuk ishte kërkuar, çdo i katërti raportoi se gjithçka ishte në rregull me votimin.

Të gjithë sms-ët u përpunuan nga 30 operatorë të cilët i kanë kategorizuar parregullsitë. E gjithë kjo punë është bërë në kohë reale.

Kjo është hera e parë, bile në Europë, ku votuesit raportojnë parregullsitë. Është shumë shpresëdhënës fakti që në këtë fushatë të iniciuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, kanë marrë pjesë shumë institucione media dhe biznese Kosovare, të cilat i ofruan shërbimet e tyre falas. Duhet përmendur në rend të parë operatorët mobil IPKO, Vala dhe Z-mobile të cilët të gjitha shërbimet i realizuan falas. Poashtu edhe TV -të lokale, mediat e shkruara, web portalet e të tjerë iu bashkëngjitën fushatës për të cilën nuk kërkuan kompensim.

Fushata ka një relevancë të madhe, sepse arriti t”i (1) mobilizojë qytetarët që ta mbrojnë votën e tyre duke raportuar abuzimet, (2) ndikojë sadopak në parandalimin e abuzimeve, duke i qëndruar mbi kokë abuzuesve potencial dhe (3) ngritë një strukturë problemesh dhe keqpërdorimesh të analizuara mirë me një softver adekuat të hartuar nga stafi i IPKO-së, i cili informacion do të duhej të përdorej nga grupet që do të punojnë në reformën e sistemit zgjedhor dhe do ta drejtojë këtë reformë drejt evitimit të parregullsive me të shprehura.

Për herë të parë u demonstrua se teknologjitë informative duhet futur në lojë dhe skenari i aplikuar në këtë fushatë ishte sa i lehtë aq edhe kreativ”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.