DYLON

Mbi 500 operacione në Urologji gjatë vitit 2020

Mbi 500 operacione në Urologji gjatë vitit 2020
Avatar photo Redaksia

Mjekët e Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2020 kanë kryer 541 operacione, pavarësisht situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19.

Në saje të raportit vjetor të punës, prej tyre janë 140 intervenime të hapura dhe 361 intervenime endourologjike (ndërhyrje përmes kanalit të traktit urinar).

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, mjekët, poashtu, kanë kryer 918 ekzaminime endoskopike dhe kanë ofruar 70 shërbime urodinamike.

Vitin e kaluar janë bërë edhe 204 biopsi të prostatës, 98 nefrostoma dhe 618 ndërhyrje ESWL (thyerje të gurëve).

Numri i vizitave ambulatore, ndërkaq, ka shkuar në 2832, kurse janë dhënë 1320 shërbime diagnostike (EHO). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.