/2L ONLINE/ – Së paku 53 fëmijë nga Kamenica kanë rënë ndesh me ligjin, duke u përfshirë në vepra penale e kundërvajtjeje gjatë vitit 2015. Sipas të dhënave të Qendrës për Punë Sociale;
Lëndime trupore kanë qenë 9 raste
komunikacion……..17 raste
Vjedhje…………………………………………..7 raste
Tentim vrasje,sulm,lëndim trupor………..4 raste
Sulm……………………………………………….3 rast
Dëmtim i pasurisë…………………………….2 raste
Rrezikim i trafikut……………………………..1 rast
Tentim vrasje……………………………………1 rast
Vjedhje e rëndë………………………………..1 rast
Grabitje…………………………………………..1 rast
Pjesëmarrje në rrahje……………………….1 raste
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm……..1 rast
Mbajtje e paautorizuar e armës………….1rast
Mbajtje e paautorizuar e armës dhe sulm..1 rast
Ngacmim………………………………………..1 rast
Falsifikim…………………………………………1 rast
Prerje pylli…………………………………….1 rast
“Në kategorinë e të miturve në konflikt me ligjin edhe këtë vit kemi bashkëpunuar me këto institucione;
Policinë-ku në shumë raste zyrtarët e shërbimit kanë asistuar gjatë marrjes së deklaratave në Stacionin Policor brenda orarit të rregullt të punës por edhe pas tij.
Kemi bashkëpunuar me Prokurorinë Themelore në Gjilan të cilët na kanë njoftuar me shkrim në lidhje me faktin se ndaj të miturve është iniciuar procedurë përgatitore,në këto raste të miturit janë vizituar në familje dhe janë këshilluar për përmirësim të sjelljeve.
Gjykatën Themelore në Kamenicë/Divizioni i Kundërvajtjeve për rastet e të miturve që kanë kryer kundërvajtje,ku pas kryerjes së vizitave janë përgatitur raportet hetuese sociale”, është thënë në raport, përcjellë kamenicapress (FB). /2L ONLINE/