DYLON

Mbi 50 delegacione kanë konfirmuar pjesëmarrjen në inaugurimin e Thaçit-president

Avatar photo Redaksia

Mbi 50 delegacione të shteteve të ndryshme e kanë konfirmuar deri më sot pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Kosovës, Hashim Thaçi. Delegacione nga shtete të ndryshme të Ballkanit, nga Egjipti e deri te Amerika Latine do të jenë të pranishme në këtë ceremoni.
Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.

Në një prononcim për Telegrafin, Tahiri ka thënë se Këshilli Organizativ është në vlugun më të madh të punëve, sepse ceremonia e inaugurimit është njëherësh edhe ngjarja më e madhe protokollare në historinë e deritashme të Kosovës.

EkoHigjiena

Ndryshe, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi do të betohet më 7 prill para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kurse me 8 prill, në orën 11:00, me një ceremoni solemne edhe do të inaugurohet si president i ri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.