DYLON

Mbi 300 bashkatdhetarë të Gjilanit i bashkohen “Ecjes së alpinistëve”

Mbi 300 bashkatdhetarë të Gjilanit i bashkohen “Ecjes së alpinistëve”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Muajit të Mërgatës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan dhe klubit alpin “Gjilani”, të dielen është mbajtur aktiviteti “Ecja e aplinistëve”.

Nisja e alpinistëve është bërë nga qendra e qytetit, ka vazhduar për në Llovcë, për të përfunduar në pikën finale te Kalaja e Pogragjes.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shpresë Hajdari, është ndarë shumë e kënaqur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndërkaq ka informuar se mëse 300 bashkatdhetarë i janë bashkangjitur “Ecjes së alpinistëve”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.