DYLON

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 20 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 19 me lëndime dhe 31 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 7 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Vugovë, Gjakovë/ 27.04.2025-01:55.  I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë  duke drejtuar automjetin  dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet me ç’rast ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor,  ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre viktimat meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar  në IML për obduksion, rasti nën hetime.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.