Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2005 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 47 aksidente trafiku, 26 me lëndime dhe 21 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 3 persona, 3 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
