DYLON

Mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit

Mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Duke iu referuar statistikave policore brenda kësaj periudhe, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 30 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Poliia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 48 aksidente  trafiku, 14 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 10 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.