Mbi 2 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia në 24 orë
Bazuar në statistikat policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 610 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije edhe për 62 aksident trafiku, 17 me lëndime dhe 45 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
