DYLON

Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e fundit

Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 562 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 56 aksidente trafiku, 1 me fatalitet 17 me lëndime dhe 38 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 20 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/