DYLON

Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 567 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 83 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 30 me lëndime dhe 52 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 21 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

Raport shtesë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fushë Kosovë / 20.08.2025-07:10. Me datën 02.09.2025 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Viktima ishte aksidentuar me datën e cekur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.   

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.