DYLON
Referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 423 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 59 aksidente trafiku, 26 me lëndime dhe 33 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/