Mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku të shqiptuara
Bazuar në statistikat policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 335 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije edhe për 40 aksident trafiku, 15 me lëndime dhe 25 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
