DYLON

Mbi 2 mijë e 100 tiketa gjobitëse, 64 aksidente dhe 20 të arrestuar brenda një dite

Mbi 2 mijë e 100 tiketa gjobitëse, 64 aksidente dhe 20 të arrestuar brenda një dite
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 139 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 64 aksidente trafiku, 29 me lëndime dhe 35 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 20 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/