Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda një dite
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 126 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 56 aksidente trafiku, 26 me lëndime dhe 30 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 2 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
