DYLON

Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 106 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 69 aksidente trafiku, një me fatalitet, 27 me lëndime dhe 42 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/