DYLON

Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafik, 51 aksidente dhe 16 të arrestuar brenda 24 orëve të fundit

Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafik, 51 aksidente dhe 16 të arrestuar brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 107 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, 17 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/