DYLON
Aktivitete javore në trafikun rrugor

Mbi 1,800 gjoba trafiku brenda një jave në Rajonin e Gjilanit

Mbi 1,800 gjoba trafiku brenda një jave në Rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia
“Uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurisë, tregoni kujdes ndaj këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”, thuhet në apelin e policisë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës 17 prill – 23 prill 2026 janë shqiptuar gjithsej 1,828 gjoba trafiku, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë zhvilluar aktivitete të shtuara në terren, ku përveç gjobave janë trajtuar edhe një numër aksidentesh rrugore.

EkoHigjiena

Nga të dhënat e publikuara bëhet e ditur se janë hetuar pesë aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 19 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar, transmeton 2LONLINE.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 42 gjoba ndaj shoferëve që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë, si dhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar edhe 21 gjoba për modifikim të automjeteve, konkretisht për vendosjen e folieve të errëta, ndërsa ndaj 38 ngasësve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike, transmeton 2LONLINE.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë.

“Uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurisë, tregoni kujdes ndaj këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”, thuhet në apelin e policisë.

Policia ka theksuar se siguria në rrugë mbetet përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve.  /2LONLINE/