DYLON

Mbi 1500 nxënës të Gjilanit i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Mbi 1500 nxënës të Gjilanit i nënshtrohen testit të arritshmërisë
Avatar photo Redaksia

Mbi 1500 nxënës të klasave të nënta të Gjilanit, në shtatë qendra, po i nënshtrohen testit të arritshmërisë nën monitorimin e 184 administratorëve.

Procesin e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, së bashku me drejtuesit e dikastereve përkatëse.

Duke iu uruar suksese nxënësve në këtë test, numri dy i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka rikonfirmuar zotimin e kryetarit

EkoHigjiena

Haziri se arsimi vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes.

Ndërsa, drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, ka njoftuar se procesi i testimit ka nisur me kohë dhe deri tani gjithçka është në rregull dhe pa probleme.

“Ky është një përcaktim final i nxënësve sepse rezultatet nga testi i sotëm, nxjerrin profesionet e tyre dhe orientimin drejt tregut të punës. Suksese të gjithëve”, tha Gagica.

Nxënësve iu kanë uruar sukses edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini dhe drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Fitore Malaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.