Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 104 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1 mijë e 558 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 104 aksidente trafiku, nga të cilat, një me fatalitet, 32 me lëndime në njerëz, 71 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 24 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
Raporti i policisë:
VET AKSIDENT RRUGOR ME FATALITET
Gjilan 24.07.2023 – 18:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë.Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedurë të rregullt.