DYLON

Mbi 10 mijë ankesa për mospërfshirje në lista

Avatar photo Redaksia

Ankesat e atyre që po pretendojnë se u është bërë e padrejtë nga Komisioni për njohjen e statusit të veteranit, invalidit, pjesëmarrësit apo të internuarit të UÇK-së, pasi u është refuzuar statusi, ka arritur shifrën mbi 10 mijë. Kështu ka bërë me dije Faik Fazliu.

Ai ka treguar për “Epokën e re” se Zona e Dukagjinit prinë me numrin më të madh të ankesave.

EkoHigjiena

“Kemi ankesa të natyrave të ndryshme. Kemi ankesa të atyre që janë në lista dhe që nuk duhet të jenë, por kemi ankesa edhe nga ata që janë të pakënaqur me statusin personal. Deri më tani janë bërë mbi 10 mijë ankesa. Këto ankesa janë nga të gjitha zonat operative. Një numër të madhe të këtyre ankesave e kemi nga Zona Operative e Dukagjinit, Zona e Pashtrikut e kështu me radhë”, ka thënë Fazliu.

Ai ka thënë se këtë javë do të përfundojë afati i paraparë për ankesat e Zonës Operative të Dukagjinit dhe Zonës Operative të Drenicës.

“Për shumicën e zonave ka kaluar afati i ankesave. Tani e kemi afatin e këtyre zonave, listat e të cilave janë publikuar së fundi. Pra, për Zonën e Dukagjinit dhe të Drenicës mbyllet këtë javë afati për ankesa”, është shprehur Fazliu, duke bërë me dije nuk do të ketë afat shtesë për ankesa.