Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 809 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 34 aksidente trafiku, prej të cilave 13 me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 23 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje 1 në ndalim policor dhe 1 është dërguar në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
