Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 811 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, një me fatalitet, 15 me lëndime dhe 35 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 11 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Malishevë 02.03.2025-12:55. I dyshuari-drejtuesi kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë duke u vetaksidentuar dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
