Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 834 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 36 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 18 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 14 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor. /2LONLINE/
