DYLON

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku gjatë javës në rajonin e Gjilanit

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku gjatë javës në rajonin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 15.05.2026 – 21.05.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë (1795) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar trembëdhjetë (13) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
    • Shqiptuar nëntë (9) gjoba për përdorim të telefonit,
    • Shqiptuar tridhjetë e një (31) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e tetë (58) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë këmbësorët që gjatë pjesëmarrjes në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të rrugës. Përdorimi i telefonit mobil, dëgjueseve në vesh, mosrespektimi i semaforëve apo kalimi jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, përbëjnë shkelje të cilat sanksionohen sipas legjislacionit në fuqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.