DYLON

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 596 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 55 aksidente  trafiku, 1 me fatalitet, 21 me lëndime dhe 33 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 11 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 2 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Pejë- Prishtinë (fsh.  Zajm –Klinë ) 15.12.2023-17:10.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona  të cilët janë dërguar në  QKMF-Klinë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërit pre tyre.    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.