DYLON

Mbi 1.5 mln euro për nxënësit e Malishevës janë zhdukur!

Avatar photo Redaksia

Maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës, të cilët kanë mbetur invalid pas aksidentit të Fushë-Arrzës, në Shqipëri, në vitin 2004, ende nuk janë kompensuar financiarisht. 1 milion e 500 mijë euro, është shuma e cila u është vjedhur, e dedikuar për nxënësit që pësuan në këtë aksident.

Sipas një burimi të gazetës, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve, në fillim pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët. Një gjë e tillë ishte konfirmuar jo zyrtarisht nga ana e Byrosë Shqiptare, se kjo shumë është ndarë dhe së shpejti do t’i ndahet të lënduarve të këtij rasti, shkruan Tribuna.

EkoHigjiena

Por sipas të njëjtit burim, në mënyrë misterioze 1 milion e 500 mijë euro, ishin zhdukur duke mos u dhënë përgjigje nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Byrosë së Sigurimeve dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.