Mbetet për 40 minuta i bllokuar në ashensor!
/2L ONLINE/ – Jahi Mustafa, pjesë e stafit të Radio Rinisë, medium ky që funksionon në ndërtesën, trembëdhjetëkatëshe në qendër të Gjilanit, thotë të ketë ngelur i bllokuar për 40 minuta në ashensorin e kësaj ndërtesë që njihet ndryshe edhe si Soliteri. Sipas tij, kjo ndodhi për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike nga KEDS, ndërsa shprehë shqetësimin e tij, per mosreagimin e KEDS-it në këtë rast, për ta lëshuar rrymëm sa më shpejtë.
Mustafa ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se të gjithë banuesit e kësaj ndërtese janë alarmuar dhe shqetësuar për këtë rast dhe se sipas tyre, ky është rasti i dytë brenda muajit. Mustafa bënë përgjegjës edhe KEDS-in që u tregua i ngathtë dhe rryma u lëshua vetëm pas 40 minutash.
Mustafa tregon se si mbeti për 40 minuta në ashensor dhe ndihet me fat që ishte ai, e jo ndonjë grua apo fëmijë, pasi sipas tij, do të ishte mjaftë tragjike po t’i ndodhte dikujt tjetër kjo.
“Në ora 12 : 05 është ndalur rryma dhe unë mbeta i bllokuar brenda në ashensor ku menjëherë mora masa duke thirrur në telefon shërbimin e zjarrëfiksave dhe shërbimin emergjent (112) pasi që në numrin e KEDS-it 0280 352 – 802 të cilin ma treguan banorët nga Soliterit, nuk merrja fare përgjigje”, thotë Mustafa.
Ai tregon edhe thirrjet që janë bërë në adresa të tjera pas dështimit që ta kontaktojnë direkt KEDS-in, sa ishte i bllokuar në ashensor.
12 : 15 – Zjarrfiksat, të cilët lajmërojnë KEDS-in.
12 : 17 – Shërbimi Emergjent (112)
12 : 34 – Prapë Shërbimi Emergjent
12 : 45- Lëshohet Rryma dhe del jashtë pas 40 minutava i bllokuar brenda.
“I falënderohem Shërbimit Emergjent që vazhdimisht ka kontaktuar dhe i cili bëri të pamundurën të më dal në ndihmë mua si qytetar i këtij qyteti dhe në veçanti falënderues jam ndaj oepratorit Bajram Azemi. /2L ONLINE/
