Mbështetje për fermerët përmes aktiviteteve këshilluese të Drejtorisë së Bujqësisë
Në kuadër të realizimit të planifikimeve të Drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Kamenicës, Drejtori Shpend Morina, së bashku me stafin e tij, ka zhvilluar një aktivitet këshillues me temë: “Plehërimi dhe riplehërimi i kulturave të grupit”.
Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e aplikimit të praktikave të duhura, me fokus të veçantë përdorimin korrekt të plehrave për rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore.
Drejtori Morina po ashtu bëri të ditur se Drejtoria e Bujqësisë po angazhohet vazhdimisht që sektorët përkatës të informohen dhe të këshillohen në mënyrë të rregullt, me qëllim përmirësimin e prodhimit dhe nxitjen e përdorimit të produkteve cilësore.
Sipas drejtorit të Bujqësisë, ky aktivitet është pjesë e një serie vizitash dhe takimesh në terren, që synojnë mbështetjen direkte të fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor. /2LONLINE/
