DYLON

Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit me gjedhe të racës së pastër Simental

Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit me gjedhe të racës së pastër Simental
Redaksia

Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, në Gjilan, në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit, ka realizuar për së dyti here këtë vit në kuadër të mbështetjes dhe subvencionimit të fermerëve të komunës me gjedhe të racës Simental.

Ky projekt ka për qëllim përkrahjen e fermerëve lokalë, zhvillimin e blegtorisë dhe avancimin e mbarështimit të gjedheve të racës së pastër Simental, e njohur për potencialin e saj të lartë në prodhimin e qumështit dhe cilësitë e mira për prodhimtari blegtorale.

EkoHigjiena

Përmes këtij bashkëpunimi synohet që fermerët të kenë mundësi më të mira për zhvillimin e fermave të tyre, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së tufave të gjedheve.

Shkolla “Sahit Baftiu” shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Komunën e Gjilanit dhe Drejtorinë e Bujqësisë për bashkëpunimin, përkrahjen dhe besimin e treguar në realizimin e këtij projekti me rëndësi për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Njëkohësisht, urojmë katër fermerët përfitues, duke u dëshiruar suksese në mbarështimin e gjedheve, shtim të prodhimtarisë dhe zhvillim të qëndrueshëm të fermave të tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre lokale është një mundësi e mirë që dija, përvoja dhe potencialet profesionale të vihen në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë lokale.

“Falenderojme shume Ud drejtorin e Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari si dhe stafin e mrekullueshem te kesaj drejtorie per bashkepunimin dhe konstruktivitetin e treguar”, thuhet në fund të njoftimit të shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.