• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj!

Redaksia 2LONLINE 16 Prill, 2017 4 min
 Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj!

Colmari i Francës, përgjatë këtyre tre muajve të fundit u bë epiqendër e vëmendjes së shumicës së shqiptarëve të Kosovës.

Këtij qyteti mesatar francez, për të mos thënë çdo orë e çdo ditë, në çdo vikend dhe në çdo seancë gjyqësore ia mësyn me qindra shqiptar nga Diaspora dhe trojet etnike shqiptare.

Florim Zeqa

Në mesin e atyre që e vizituan Ramush Haradinajn, përveçse bashkpartiakëve dhe mbështetës të flaktë të tij, kishte edhe bashkatdhetar të bindjeve të ndryshme politike, fetare apo ideologjike, që kaluan me qindra e mijëra kilometra rrugë për t’u takuar dhe shprehur solidarimizimin me Ramush Haradinajn, pengun e politikes vendore dhe ndërkombëtare.

Por kishte edhe të atillë, që në Colmar të Francës shkuan në shenjë falënderimi dhe respekti per veprimet e guximshme të Haradinajt të para 11 viteve me rastin e ceremonisë së varrimit te Presidentit historik Ibrahim Rugova, ku falë Ramush Haradinajt, presidenti u varros me nderime të larta shtetërore nga Garda e TMK-së.

Ne Colmar te Ramushi shkuan edhe biznesmen dhe pseudo-patriot të profileve të ndryshme për interesa personale, sa për të zënë ndonjë argat te Ramushi, me shpresën, që ai nesër do t’ua kthej si shpërblim (kur te vije ne pushtet) me ndonjë tender apo sihariq tjetër.

Krerët shtetëror, punët e vogla e fjalët e mëdha!

Ata që nuk shkuan fare të Ramushi në Colmar ishin liderët shtetëror, të cilët u mjaftuan me deklarata stereotipe; “Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm”.

Deklarata këto sa për t’i hedhur pluhur syve opinionit tonë, se ndalesa e Ramushit i paska pikëlluar thellë dhe se këta do bëjnë çmos për lirimin e tij sa më të shpejtë, e në fakt mezi presin që Ramushin ta ekstradojnë për në Serbi.

Deri tek ky anashkalim ka ardhur si rezultat i një lidershipi të papërgjegjshëm, një klase politike të uritur për pushtet dhe neglizhencës së institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat për këto 18 vite nuk qenë në gjendje të ngrisin qoftë edhe një padi të vetme ndaj shtetit serb.

Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës, në fillim të muajit mars, përmes të cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinjat nga autoritetet franceze, duhet të jetë obligim ligjor edhe për presidentin, kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.

Në asnjë rrethanë, deklarimet individuale nuk paraqesin rrezik për grupet etnike joshqiptare në Kosovë. Andaj tendenca e krerëve shtetëror për shkelje të Rezolutës se Kuvendit, për nxitje të dialogut me Serbinë në Bruksel pa lirimin dhe kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë nuk mund të arsyetohet me asnjë lloj logjike, përveç asaj të nënshtrimit dhe vasalitetit ndaj Beogradit dhe Brukselit.

Përfundimisht, liderët shtetëror duhet të respektojnë unitetin e subjekteve politike në parlament, gjegjësisht Rezolutën e miratuar nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe jo serbe në Kuvend. Në të kundërtën, do ta marrin etiketën e përçarësve fatal të skenës politike kosovare.

Çështja e ndalimit të Ramushit është rast unikal, dhe për lirimin e tij duhet të argumentohet me fakte pafajësia e tij e jo me deklarata boshe, sepse gjyqet e botës së civilizuar nuk pranojnë fjalë boshe e retorika politike me folklorizëm, por dokumente.

Andaj liderët shtetëror në koordinim me Kuvendin e Kosovës është dashur nga fillimi të sigurojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për përpilimin e dokumenteve e fakteve të bollshme për mbrojtjen e Ramushit e jo të shesin patriotizëm të përzier me folklorizëm,…ngase kështu bota demokratike dhe drejtësia ndërkombëtare nuk do të bindet asnjëherë me punët e vogla dhe fjalët e mëdha të liderëve shtetëror të Kosovës.

Të gjithë ata që janë angazhuar me shpirt e zemër, pas lirimit të Ramush Haradinajt kanë arsye të ndjehen krenar, sikurse që, të gjithë ata që kanë bërë maskarada mashtruese, qoftë përmes deklaratave falso apo protestimeve jo të sinqerta duke u paraqitur si “mbrojtës” në njërën anë, ndërsa në prapaskenë duke e sharë dhe akuzuar duhet të ndihen të turpëruar.

Është lehtë të lexohet (jo) sinqeriteti në fytyrat e njerëzve!

Etiketa:Colmari i Francës Haradinaj kryesore
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Qeveria Haradinaj kishte vëmendje të posaçme karshi Anamoravës veçanërisht Gjilanit

25 Dhjetor, 2019

Në një vjetorin e miratimit të ligjeve për FSK-në kryeministri Haradinaj vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

13 Dhjetor, 2019

Haradinaj: Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekje për lirinë e Kosovës

15 Tetor, 2019

AAK-PSD: Zgjedhjet e 6 tetorit janë afër, po aq sa edhe fitorja bindëse e jona

3 Tetor, 2019

Koncepti 100% shtet, krijon barazi gjinore në vendimmarrje

2 Tetor, 2019

Hasani: Mbështeteni ofertën tonë sepse kemi programin më të mirë të zhvillimit ekonomik

1 Tetor, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com