Në Gjilan, në kuadër të projektit “Ndërtimi i konkurrueshmërisë përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale”, sot ka filluar trajnimi tre ditor I sesioni te fundit te trajnimeve për artizanet nga rajoni I Gjilanit dhe rajonit te veriut te Maqedonisë Veriore.
Projekti është në përputhje me politikat kryesore të BE-së në sferat e konkurrueshmërisë dhe përfshirjes sociale.
Menaxherja e projektit për Kosovë, Mediana Bislimi tha se: “Qëllimi i Projektit është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale në zonat ndërkufitare të rajonit të Lindjes në Kosovë, si dhe rajonet verilindore të Shkupit në Maqedoni përmes gjenerimit të të ardhurave të ndërmarrjeve të reja dhe mikro-ndërmarrjeve artizanale duke krijuar struktura mbështetëse të eksportit për artizanët në zonat ndërkufitare në formë të 2 kooperativave (një për çdo vend) për mbështetje në projektimin, promovimin, shitjen dhe ofrimin e eksporteve online, si dhe një komitet i përbashkët i koordinimit të grupeve”.
Në hapjen e sesionit të fundit të trajnimit ishte edhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik të Gjilanit-Valbona Tahiri, e cila ne emer te kryetarit te Komunes Lutfi Haziri falënderoi , ATRC-në dhe organizatat partnere nga Maqedonia: Creationi dhe ZENITH, për bashkëpunimin që Komuna e Gjilanit ka në zbatimin e projektit që mbështet artizanët e rajonit të Gjilanit dhe rajonin te veriut të Maqedonisë Veriore si dhe tregoji ne përgjithësi praktikat e mira te bashkëpunimit ndërkufitar.
Katër trajnime praktike ishin ne ‘’Prodhim te produkteve artizanale prej materialeve ekologjike dhe paketimi’’, dy prej tyre janë mbajtur ne Maqedoni, dhe dy prej tyre ne Kosove.
Dy trajnime te tjera teorike ishin: Njeri ne ‘’Inovacionet e dizajnimit të artizanateve në përputhje me pritshmëritë e konsumatorëve nga tregjet e zhvilluara’’, dhe trajnimi ne ‘’ Menaxhimi i një biznesi të vogël dhe e-marketing’’
Sot, ishte dita e parë e trajnimit tre-ditor mbi “Prodhimin dhe paketimin e artizanatit bazë ekologjik”, brenda projektit tonë BCCI, me 18 artizanët nga Kosova dhe 10 artizanët nga Maqedonia.
Përveç ndjekjes se trajnimit dhe përfitimit te eksperiencës artizanet do të pajisen me mjete të punës për punën e dorës.
Faza tjetër e projektit parasheh programin Coaching, në të cilin do të përfshihen pjesëmarrësit e përzgjedhur nga sesioni I trajnimeve në baza të kritereve të vendosura të projektit.