DYLON

Mbështetet organizata IADK në projektet që kanë të bëjnë e punësimin e grave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot përfaqësueset e organizatës Iniciativa për Zhvillim të Bujqësisë IADK, me të cilat bisedoi rreth aktiviteteve që është duke zhvilluar kjo organizatë në mbështetje të shoqatave të ndryshme të grave në Komunën e Vitisë.

Kryetari Haliti, pasi ka vlerësuar punën e mirë që po bënë IADK në mbështetje të grave në viset rurale ka thënë se komuna ashtu si deri ë tani do të përkrah çdo aktivitetet dhe projekt që ka për synim avancimin e pozitës së gruas sidomos në sferën e punësimit. Kurse Magbule Hyseni , përfaqësuese e IADK-së ka theksuar se krahas ngritjes së kapaciteteve të shoqatave të grave, IADK në bashkëpunim me drejtorinë për bujqësi në të ardhmen planifikon edhe hapjen e dy kuzhinave (buffe) në dy shkollat e mesme të ulëta të Vitisë ku do të gjejnë punë 4 gra të përzgjedhura nga vetë shoqatat.

EkoHigjiena

Para takimit me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, organizata IADK ka ndarë edhe certifikata për pjesëmarrje dhe angazhim në trajnime të p[përfaqësueseve të shoqatës “Gjelbina” , trajnim ky që u zhvillua në mbështetje të GIZ-it gjerman. Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morri pjesë edhe zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.