DYLON

Mbështetet me afro 10 mijë euro Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Adem Jashari”

Mbështetet me afro 10 mijë euro Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Adem Jashari”
Avatar photo Redaksia

Për edicionin 13-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit për Senior “Adem Jashari”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë sot shumën në vlerë prej 9 mijë e 950 euro.

Mbështetja për Federatën e Boksit vjen në bazë të përcaktimeve programore të MKRS-së për avancimin, zhvillimin dhe masivizimin e sportit, si një fushë e interesit të veçantë publik.

EkoHigjiena

Organizimi i Turneut Ndërkombëtar të Boksit është një ngjarje tradicionale që promovon sportin dhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Aneks memorandumi i cili mundëson këtë përkrahje u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.