DYLON

Mbështeten përmes subvencioneve grupet sportive e ato kulturore të komunës së Vitisë

Mbështeten përmes subvencioneve grupet sportive e ato kulturore të komunës së Vitisë
Avatar photo Redaksia

Është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të kontratave me grupet sportive dhe ato kulturore e artistike, të cilat janë subvencionuar në kuadër të buxhetit që parasheh mbështetjen për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive në komunën e Vitisë.

Nga këto subvencione kanë përfituar 22 grupe nga të dyja sektorët, ndërkohë që shuma e përgjithshme e mjeteve për këtë vit ka qenë rreth 38.000 euro.

EkoHigjiena

Zv/kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport Valmir Sahiti, kanë përgëzuar grupet dhe kanë inkurajuar ato për punë e përgjegjësi edhe më të mëdha në zhvillimin e aktiviteteve, posaçërisht në manifestimet e ndryshme.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e grupeve sportive dhe komunitetit artistik, kanë mirëpritur vendimin për rritjen e buxhetit për subvencione nga 50 mijë në 100 mijë euro nga viti 2023. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.