DYLON

Mbështeten materialisht nxënësit e suksesshëm të Gjilanit, Dafina Abdyli dhe Lindrit Jahiu

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot vendimin për subvencionimin e shkollimit për dy nxënësit e suksesshëm të Gjilanit, Dafina Abdyli dhe Lindrit Jahiu, të cilët kanë fituar bursa shkollimi në kolegjin “Mehmet Akif”.

Me këtë vendim, do të bëhet pagesa në shumën prej 1 mijë euro për secilin, që përfshihet vendosja në konvikt, transporti dhe ushqimi në kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka nënshkruar vendimet në prezencën e dy nxënësve, për të cilët tha se janë shembulli më i mirë i punës dhe i përkushtimit.

“Me punën, përkushtimin dhe sukseset e jashtëzakonshme, ju jeni shembulli më i mirë i nxënësve të Gjilanit. Vazhdoni të punoni shumë dhe të tregoni suksese në mënyrë që të gjejmë forma që t’ju mbështesim edhe në dy vitet e ardhshme”, ka thënë Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.