DYLON

Mbante substancë narkotike të llojit marihuanë, Gjykata e dërgon në paraburgim

fotoilustrim
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. K. 

Ekziston dyshimi i bazuar se te i pandehuri gjatë kontrollit të zyrtarëve policorë, i janë gjetur 4 (katër) qese plasmani me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 5.62 gram, një telefon mobil i markës Iphone 6S, bankënota në vlerë 70 Euro dhe gjatë bastisjes në shtëpi është gjetur edhe një peshore digjitale.  

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja  dhe shitja  e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti është një recidivist i veprave penale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.