DYLON

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve       

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve       
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Viti pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me mbështetje të njësiteve patrulluese ka bërë bastisjen në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.K.(1971) shtetas kosovar, se ai posedon armë zjarri.

Gjatë bastisjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

EkoHigjiena

-Një revole ,model 70  “Crvena Zastava’  prodhim YU .

-1 karikator me gjashtë (6) fishekë cal.7.65 mm

-1 karikator i zbrazur

-36 fishekë cal.7.65 mm

-1 thikë

-1 boks metali

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me  urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti me kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.