DYLON

Mbahet workshopi për përgatitjen për punë online

Mbahet workshopi për përgatitjen për punë online
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka së bashku me Cacttus Education kanë organizuar workshopin për ndërtimin e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjen për pune online.

Ajo ka thënë së ky workshop u përfundua me sukses dhe se ishte një ndër workshopet më të mira.

EkoHigjiena

“Në cilësinë e kryesueses së grupit jo formal të Grave në Kamenicë, organizuam Workshopin për Aftësim të Grave – Me Sukses të Plotë. Në bashkëpunim me Cacttus Education përmbyllëm me sukses ëorkshopin për ndërtimin e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjen për pune online”, ka thënë drejtoresha Leka.

Ajo tha se gratë pjesëmarrëse u pajisën me njohuri praktike dhe certifikata pjesëmarrjeje.

“Ky është vetëm fillimi – drejt punësimit dhe fuqizimit në teknologji”, ka thënë Drejtoresha Leka. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.