DYLON

Mbahet turniri në Streetball në kuadër të Epopesë së UÇK-së

Mbahet turniri në Streetball në kuadër të Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Vazhdon mbajtja e aktiviteteve të organizuara për Manifestimin Tradicional “Epopeja e UÇK-së”, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës.

Turniri në Streetball ka bërë bashkë gjithsej shtatë ekipe nga Kamenica, për të garuar për të zgjedhur më të mirin në këtë sport.

EkoHigjiena

Në këtë garë të realizuar sot fitues është shpallur ekipi “Drita”, kurse në vendin e dytë është radhitur ekipi “Kamenica”.

Në kuadër të agjendës zyrtare, aktivitetet do të vazhdojnë edhe nesër, për të përmbyllur këtë manifestim tradicional.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.