Mbahet turniri i futbollit i organizuar për festat e Nëntorit
Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe sportive për festat e Nëntorit, sot në Palestrën e Sporteve “Vëllezërit Krivaqa” në Kamenicë, është mbajtur turniri i futbollit, me pjesëmarrjen e ekipeve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Brigadës së Zjarrfikësve.
Turniri u karakterizua nga një atmosferë sportive, lojëra dinamike dhe frymë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse.
Ndeshja e parë u zhvillua ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ndërsa në ndeshjen finale u përballën Policia e Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve.
Pas përfundimit të ndeshjeve, renditja e ekipeve ishte si vijon:
Vendi i parë – Policia e Kosovës
Vendi i dytë – Brigada e Zjarrfikësve
Vendi i tretë – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Nënkryetarja e Komunës,Arta Bajralija, si dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi, i cili falënderoi të gjithë lojtarët për pjesëmarrjen, angazhimin dhe performancën e shkëlqyer të dëshmuar gjatë turnirit, duke vlerësuar rëndësinë e organizimeve të tilla në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimin e vlerave sportive . /2LONLINE/
