DYLON

Mbahet turneu StreetBall 3×3/ Hyseni: Sporti e bashkon dhe forcon komunitetin

Mbahet turneu StreetBall 3×3/ Hyseni: Sporti e bashkon dhe forcon komunitetin
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur turneu e StreetBall 3×3 në parkun Dardania, ku kanë marr ekipe nga e gjithë Kosova me lojtarë cilësorë, ku u krijua atmosferë unike.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me moton “Rrënjë dhe krahë”, organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se mbrëmë kaluan momente me plot energji dhe atmosferë të zjarrtë në Parkun “Dardania”.

“Zhvilluam ndeshje Streetball 3×3 në fushë të hapur dhe përjetuam adrenalinë të jashtëzakonshme”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, përgëzoi fituesit e kësaj gare: Vendi i parë – “Bero Kingdom” dhe vendi i dytë – “KAI”.

“Sporti e bashkon dhe forcon komunitetin”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.