DYLON

Mbahet turneu i futbollit i grupmoshave U11

Mbahet turneu i futbollit i grupmoshave U11
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës” – “Rrënjë dhe krahë”, ku u zhvilluar turneu i futbollit i grupmoshave U11.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Mërgatës” – “Rrënjë dhe krahë”, u mbajt një turne futbolli i grupmoshave U11, në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi”.

EkoHigjiena

Sipas tij aktiviteti pati mjaft interesim dhe u organizua në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Ky turne sportiv dëshmoi edhe një herë talentin e të rinjve tanë dhe se ata kanë të ardhme”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, përgëzoi fituesit: Vendi i parë – “FC Drita” , vendi i dytë – “SHF Galaksia”, Shkolla më fairplay “Don Bosko” dhe lojtari më i mirë Orges Xhelili. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.