/2L ONLINE/ – Përmbajtja e gjykimit fer përfshinë: qasje në gjykatë, arsyetimi i vendimeve/Aktgjykimeve, pavarësia në vendosje, parimi i barazisë së palëve, parimi i transparencës dhe gjykimi brenda kohës së arsyeshme. Këto pika kanë qenë edhe në fokus të diskutimeve në tryezëne mbajtur me temë “Parimi i gjykimit fer”, e cila është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE.
Zyrtarja e Lartë Ligjore nga kjo organizatë, Anabela Alves, në hapje të tryezës e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj tryeze.
“Ne jemi të vetëdijshëm që ju me parimin e gjykimit fer çdo ditë ballafaqoheni në punën e juaj, por është mirë prapë që të diskutohen këto gjëra. Unëvetëm po e marr një shembull, në qoftë se gjyqtari mbyll seancën pa dhënë ndonjë arsye, atëherë mund të themi se kemi shkelje të këtij parimi” ka thënëAlves.
Edhe Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka vlerësuar se tryeza me temë të tillëështëshumë e rëndësishme, duke shtuar se për të qenë një gjykim fer janë disa faktor.
“Një prej parimeve është edhe transparenca dhe unë mund të them që në regjionin e Gjilanit nuk kemi ndonjë rast qëështë mbyll seanca gjyqësore. Por ne bëjmë përpjekje që çdoherë të rrisim edhe më shumë transparencën në gjykatë”, ka theksuar Haziri.
Gjatë diskutimeve të pranishmit janë ardhur në përfundim që shumë prej parimeve janë të përfshira në Kodin e Procedurës Penale dhe gjithashtu respektohen nga ana e gjyqtarëve.
Ndryshe kjo tryezë është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE, në të cilën kanë qenë të pranishëm gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit, prokurorëte Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ndërsa kanë munguar avokatët. /2L ONLINE/