Dardanapress mban tryezën e dytë me temën: “Bashkëpunimi Komunë, media dhe shoqëri civile në planifikimin e prokurimit për vitin fiskal 2021”.
Organizata Jo-qeveritare DardanaPress,në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES, ka mbajtur tryezën e dytë me temën: “Bashkëpunimi Komunë, media dhe shoqëri civile në planifikimin e prokurimit për vitin fiskal 2021”.
Qëllimi i tryezës së dytë ishte diskutimi, mundësitë dhe praktikat e vendosjes së bashkëpunimit të komunës dhe shoqërisë civile dhe medieve lokale për të adresuar korrupsionin. Arritja e këtyre qëllimeve do të bëhet përmes një bashkëpunimi të mirëfilltë, të projekteve dhe aktiviteteve të koordinuara dhe planifikuara përmes planit të veprimit për zbatimin e planit të prokurimit . Përveç planit të detajuar të vendosen edhe mekanizma të menaxhimit të procesit të zbatimit, koordinimit, monitorimit dhe raportimit të përbërë nga të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e saj.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, zyrtarët e zyrës së prokurimit,zyrtari kryesor financiar, dhe Financa,pjesëtarët e Shoqërisë Civile dhe mediet lokale./2LONLINE.com/